Shqip - Suretu El Mesed

Kurani Fisnik » Shqip » Suretu El Mesed

Choose the reader


Shqip

Suretu El Mesed - Vargjet Numri 5
تَبَّتْ يَدَا أَبِي لَهَبٍ وَتَبَّ ( 1 ) El Mesed - Ayaa 1
Qoftë i shkatërruar Ebi Lehebi, e ai më është shkatërruar!
مَا أَغْنَىٰ عَنْهُ مَالُهُ وَمَا كَسَبَ ( 2 ) El Mesed - Ayaa 2
Atij nuk i bëri dobi pasuria e vet, as ajo çka fitoi!
سَيَصْلَىٰ نَارًا ذَاتَ لَهَبٍ ( 3 ) El Mesed - Ayaa 3
Ai do të hyjë në një zjarr të ndezur flakë.
وَامْرَأَتُهُ حَمَّالَةَ الْحَطَبِ ( 4 ) El Mesed - Ayaa 4
E edhe gruaja e tij, ajo që barti dru (ferra),
فِي جِيدِهَا حَبْلٌ مِّن مَّسَدٍ ( 5 ) El Mesed - Ayaa 5
E në qafën e saj ajo ka një litar të përdredhur.

Random Books

  • Gabime në të cilat bien disa haxhilerëKy libërth sqaron disa nga ritualet e haxhit, duke bërë të qartë mënyrën e saktë të kryerjes së tyre në pajtim me traditën e Pejgamberit (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) dhe duke tërhequr vërejtjen nga gabimet në të cilat bien disa haxhilerë. Këto rituale dhe gabimet në to janë: Ihrami, tavafi, dy rekatet pas tavafit, ngjitja mbi Safa dhe Merve, qëndrimi në Arafat, hedhja e gurëve, tavafi lamtumirës.

    Autor : Muhamed b. Salih El Uthejmin

    Përkthim : Driton Lekaj

    Botuesi : Zyra e Bashkëpunimit për Dave dhe Vetëdijësim të Komuniteteve - Rebve - www.islamhouse.com

    Source : http://www.islamhouse.com/p/327422

    Download :Gabime në të cilat bien disa haxhilerëGabime në të cilat bien disa haxhilerë

  • Rruga e muslimanitRruga e muslimanit është një doracak që përmbledh njohuritë elementare rreth Islamit. Pjesa e parë e tij flet rreth disa parimeve të përgjithshme të fesë Islame si: Shtyllat e Islamit, Imanit dhe Ihsanit, pastaj disa sqarime rreth Shehadetit. Pjesa e dytë: përmban disa nga suret e shkurtra të Kuranit me përkthim në gjuhën shqipe. Pjesa e tretë: flet rreth rregullave elementare të Fikhut gjegjësisht pastërtisë dhe namazit duke ilustruar me foto mënyrën e marrjes së abdesit dhe faljes së namazit. Pjesa e katërt: veçohet me komentimin e disa haditheve dhe përfundon me një mori lutjesh të shoqëruara me përkthimin në shqip.

    Përkthim : Driton Lekaj

    Botuesi : Organizata bamirëse 'El Haremejn'

    Source : http://www.islamhouse.com/p/339686

    Download :Rruga e muslimanit

  • Udhëzues i ilustruarmbi IslaminLibri “Udhëzues i ilustruar mbi Islamin” flet veçanërisht për mrekullinë shkencore në Islam dhe gjithashtu vë theksin në konceptet e Islamit dhe perceptimin e tij për individin dhe shoqërinë si dhe përfitimet të cilat i realizohen atij që e pranon islamin dhe i përmbahet sinqerisht mësimeve të Islamit. Ky libër prinë para librave të tjera të cilat ju drejtohen jo muslimanëve pëe shkak të ndikimi të madh të tij. Për këtë, ekspertët në thirrjen e jomyslimanëve kujdesen që fillimisht t’ua dhurojnë Kuranin në gjuhën e këtij jomyslimani e pas tij në listën e librave që i dhurohen është ky libër.

    Autor : Ibrahim Ebu Harb

    Source : http://www.islamhouse.com/p/193469

    Download :Udhëzues i ilustruarmbi Islamin

  • Dëshiroj të pendohem, por...!Dëshiroj të pendohem, por... : Ky libërth përmban një parathënie rreth rrezikut të përçmimit të mëkateve, pastaj një koment të shkurtër rreth kushteve të pendimit – Teubes dhe disa udhëzime për shërim të shpirtrave. Libërthi përfundon me disa fetva për të penduarit, të mbështetura në argumentet e Kuranit dhe Sunetit dhe fjalët e Dijetarëve.

    Autor : Muhamed Salih El Munexhid

    Rishikim : Umer Musa

    Përkthim : Ekrem Avdiu

    Source : http://www.islamhouse.com/p/306587

    Download :Dëshiroj të pendohem, por...!Dëshiroj të pendohem, por...!

  • Ky është profeti MuhamedKy libër është një jetëpërshkrim i shkurtër i jetës së Muhamedit (Alejhis salatu ues selam). Libri përmban katër kapituj: 1. Ta njohim të Dërguarin e fundit (alejhis salatu ues selam) 2. Profeti që përsosi virtytet njerëzore. 3. Profeti (aljehis salatu ues selam) në optikën e personaliteteve botërore. 4. Disa mësime që i nxjerrim nga jeta e Profetit (alejhis salatu ues selam).

    Rishikim : Sulejman Uthmani

    Botuesi : Instituti Shqiptar i Qytetërimit dhe Mendimit Islam - http://www.aiitc.org

    Source : http://www.islamhouse.com/p/354848

    Download :Ky është profeti Muhamed

Choose language

Choose Suretu

Random Books

Choose tafseer

Participate

Bookmark and Share