Kurani Fisnik » Shqip » Librat » Nektari i vulosur i Xhenetit

  • Nektari i vulosur i Xhenetit

    Nevoja e umetit për njohjen e sires (jetëpërshkrimit) të Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) si dhe përfitimi nga burimi i virtyteve të tij, është shumë e madhe dhe e domosdoshme. Sireja është dhe do të mbetet fondi historik, burimi kulturor dhe metodologjia shkencore e praktike nga e cila do të përfitojnë brezat njëri pas tjetrit. Çdokush që shpreson shpërblimin e Allahut dhe takimin me Të në botën tjetër e konsideron të Dërguarin e Tij (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) shëmbëlltyrë të tij. Allahu i lartësuar thotë: “Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e Allahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e Allahut në botën tjetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh Allahun.” [El Ahzab: 21] Për shkak të rëndësisë së njohjes së Sires e kemi shtuar edhe këtë libër i cili veçohet me metodologjinë e tij të lehtë dhe të thjeshtë. Libri ka fituar çmimin e parë në garën për librin më të mirë të shkruar rreth Sires. Garë të cilën në vitin 1396 h. e ka organizuar Liga e Botës Islame.

    Autor : Safijurr-Rrahman El Mubarekfuri

    Source : http://www.islamhouse.com/p/289730

    Download :Nektari i vulosur i XhenetitNektari i vulosur i Xhenetit

Random Books

  • Texhvid i preferuar Kuran per te lexuarKurani Fisnik është i veçantë edhe për metodologjinë e të lexuarit. Për ta lexuar atë drejtë dhe saktë patjetër duhet t’iu përmbahemi rregullave të leximit të tij. Kjo na mundëson neve ta zbatojmë urdhrin e Allahut dhe ta arrijmë shpërblimin e përgatitur për këtë. Libri rreth texhvidit i hoxhes Shefqet Krasniqi është libër praktik nëpërmes të cilit mund ta drejt lexojmë Librin e Allahut.

    Autor : Dr. Shefqet Krasniqi

    Rishikim : Uthman Abbasi

    Source : http://www.islamhouse.com/p/231877

    Download :Texhvid i preferuar Kuran per te lexuar

  • Rruga e muslimanitRruga e muslimanit është një doracak që përmbledh njohuritë elementare rreth Islamit. Pjesa e parë e tij flet rreth disa parimeve të përgjithshme të fesë Islame si: Shtyllat e Islamit, Imanit dhe Ihsanit, pastaj disa sqarime rreth Shehadetit. Pjesa e dytë: përmban disa nga suret e shkurtra të Kuranit me përkthim në gjuhën shqipe. Pjesa e tretë: flet rreth rregullave elementare të Fikhut gjegjësisht pastërtisë dhe namazit duke ilustruar me foto mënyrën e marrjes së abdesit dhe faljes së namazit. Pjesa e katërt: veçohet me komentimin e disa haditheve dhe përfundon me një mori lutjesh të shoqëruara me përkthimin në shqip.

    Përkthim : Driton Lekaj

    Botuesi : Organizata bamirëse 'El Haremejn'

    Source : http://www.islamhouse.com/p/339686

    Download :Rruga e muslimanit

  • Fragmente nga jeta e SahabëveKy libër paraqet fragmente nga jeta e një numër të shokëve të Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të). Atyre të cilët ishin yje të udhëzimit dhe të cilët u edukuan në djepin e shkollës profetike. Lexuesi që hulumton bukurinë gjuhësore dhe artin e tregimit do ta gjen në këtë libër. Ai që mundohet që t’i merr shëmbëlltyrë këta burra fisnikë do ta arrin dëshirën e tij, sikur që edhe ai që e hulumton të vërtetën historike do ta percepton atë.

    Autor : Abdurr-Rrahman Rafet Basha

    Source : http://www.islamhouse.com/p/289724

    Download :Fragmente nga jeta e SahabëveFragmente nga jeta e Sahabëve

  • Kurani i madhërishëmKy botim i Kuranit të madhërishëm në shqip përmban përkthimin e domethënieve të Kuranit nga Prof. Hasan I. Nahi (Allahu e mëshiroftë). Prof. Hasan Nahi ishte një ndër hoxhallarët më të shquar të kohës së tij dhe ndër të vetmit që shkollimin superior e kishin kryer jashtë vendit. Sipas disa kritikëve përkthimi i tij konsiderohet si një ndër përkthimet më autentike të Kuranit në shqip.

    Përkthim : Hasan I. Nahi

    Botuesi : Instituti Shqiptar i Qytetërimit dhe Mendimit Islam - http://www.aiitc.org

    Source : http://www.islamhouse.com/p/332470

    Download :Kurani i madhërishëmKurani i madhërishëm

  • Kurani Tri pjesët e fundit nga Kurani, bashkë më një shpjegim të shkurtër të tyre-

    Autor : Një Grup Hoxhallarësh

    Botuesi : Uebfaqja i pjesës së Dhjetë të fundit nga Kurani - http://www.tafseer.info

    Source : http://www.islamhouse.com/p/384093

    Download :Kurani Tri pjesët e fundit nga Kurani, bashkë më një shpjegim të shkurtër të tyre

Choose language

Choose Suretu

Choose tafseer

Participate

Bookmark and Share