Kurani Fisnik » Shqip » Librat » Karta e të drejtave të gruas dhe detyrat e saj në Islam
Karta e të drejtave të gruas dhe detyrat e saj në Islam
Ky dokument është përgatitur për të sqaruar qëndrimin e sheriatit (legjislacionit) islam rreth çështjes më të përfolur në mesin e muslimanëve; çështjes së gruas, prej së cilës është sprovuar qytetërimi perëndimor, vesa e së cilës ka prekur disa shoqëri islame dhe logjikën e disa prej bijve të saj. Ky dokument përmban sqarimin e çështjes më të rëndësishme rreth gruas, si dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me të në aspektin e themelimit dhe mbrojtjes, gjë të cilën e kërkon natyra e kësaj etape. Ky sqarim është përpjekja e dhjetëra dijetarëve dhe mendimtarëve, në mënyrë që të arrinte në formën e dokumentit dhe përmbledhjes. ... “Jemi përpjekur në këtë dokument përmbledhës që të komentojmë e argumentojmë në mënyrë të shkurtër rreth këtyre pikave: - Pikënisjet bazë. - Bazat e sheriatit rreth të drejtave të gruas dhe detyrave të saj. - Largpamësi komentuese dhe arsyetuese të disa prej këtyre bazave. - Këshilla dhe kërkesa.”Autor : Ibrahim Nasir En Nasir
Përkthim : Bledar Haxhiu
Source : http://www.islamhouse.com/p/314450
Random Books
- Agjërimi vullnetarAgjërimi fakultativ (vullnetar): është një libërth që përmban rëndësinë e agjërimit vullnetar, disa rregulla të përgjithshme rreth agjërimit vullnetar, pastaj agjërimet ditore të lejuara si: dita e hënë dhe enjte, agjërimi i tre ditëve të çdo muaji, dita e Ashurasë dhe dita e Arafatit, pastaj ato të ndaluara: agjërimi i ditës së Xhuma të vetme, agjërimi i gruas pa lejen e burrit, agjërimi i bajrameve, agjërimi i ditëve të teshrikut dhe një apo dy dite para muajit të Ramazanit dhe për fund agjërimi i muajve në bazë të radhitjes së tyre vjetore.
Autor : Sedat Islami
Rishikim : Driton Lekaj
Source : http://www.islamhouse.com/p/321755
- Ramazani muaji i AllahutArtikuj të shumtë, udhëzime të ndryshme, përfshirje e suksesshme e një sërë tematikash që lidhen me Ramazanin dhe agjërimin e tij. Ky libër i përzgjedhur ju mundëson të njiheni me një sërë dispozita, urtësi dhe meditime rreth këtij muaji të bekuar.
Autor : Një Grup Hoxhallarësh
Rishikim : Driton Lekaj
Source : http://www.islamhouse.com/p/231890
- Rigjallërimi Islam - Rregulla dhe UdhëzimeRigjallërimi Islam që ka përshkuar tërë botën tash e sa kohë ka nevojë për disa faktorë që të shndërrohet në një lëvizje të dobishme dhe ripërtëritëse. Ky libër në pjesën e tij të parë ofron trembëdhjetë rregulla që orientojnë këtë rigjallërim. Ndërsa në pjesën e tij të dytë, në formë të pyetjeve dhe përgjigjeve, jep udhëzime rreth shumë çështjeve që kanë të bëjnë me thirrjen në rrugë të Allahut, grupimet dhe fraksionet dhe qëndrimin kundrejt tyre dhe sjelljen në raport me ta si dhe për jomuslimanët dhe thirrjen e tyre në Islam. Libri përfundon me një shtojcë për mesataren e cila duhet të ndiqet në Dave – Thirrjen islame.
Autor : Muhamed b. Salih El Uthejmin
Përkthim : Justinian Topulli
Botuesi : Uebfaqja e organizatës kulturore "Tradita" - http://www.tradita.org
Source : http://www.islamhouse.com/p/354807
- Kur'an – iKur’an-i: Është përkthim i domethënieve të Kuranit Fisnik në shqip nga një grup përkthyesish pranë shtëpisë botuese Darus Selam. Është i vetmi përkthim deri më tani që është kryer në grup dhe shquhet për nga kujdesi që ajetet që kanë të bëjnë me akiden - besimin të përkthehen në dritën e besimit të pastër Islam – Besimit të Ehli Sunetit.
Rishikim : Një grup recenzuesish
Përkthim : Një Grup përkthyesish
Source : http://www.islamhouse.com/p/332473
- Kurani Fisnik dhe përkthimi i domethënieve të tij në gjuhën shqipeKy është përkthimi më i njohur i domethënieve të Kuranit Fisnik në shqip. Ky botim ka pas fatin të botohet nga Kompleksi i Mbretit Fehd për botimin e Kuranit si dhe është i vetmi përkthim që është i shoqëruar me komentim.
Botuesi : Kompleksi i Mbretit Fehd për Botimin e Kuranit
Source : http://www.islamhouse.com/p/232












