Kurani Fisnik » Shqip » Librat » Agjërimi vullnetar
Agjërimi vullnetar
Agjërimi fakultativ (vullnetar): është një libërth që përmban rëndësinë e agjërimit vullnetar, disa rregulla të përgjithshme rreth agjërimit vullnetar, pastaj agjërimet ditore të lejuara si: dita e hënë dhe enjte, agjërimi i tre ditëve të çdo muaji, dita e Ashurasë dhe dita e Arafatit, pastaj ato të ndaluara: agjërimi i ditës së Xhuma të vetme, agjërimi i gruas pa lejen e burrit, agjërimi i bajrameve, agjërimi i ditëve të teshrikut dhe një apo dy dite para muajit të Ramazanit dhe për fund agjërimi i muajve në bazë të radhitjes së tyre vjetore.Autor : Sedat Islami
Rishikim : Driton Lekaj
Source : http://www.islamhouse.com/p/321755
Random Books
- Rregullat e Agjërimit, Teravive dhe Zekatul FitritKy libërth i shkruar nga dijetari Ibn El Uthejmin ngërthen në vete një mori rregullash të cilat lidhen me Agjërimin, Teravitë dhe Zekatul Fitrin. Me një metodë të lehtë dhe të kuptuar, dijetari i nderuar i përmend këto dispozita dhe rregulla të cilat janë të domosdoshme për ta kryer adhurimin e agjërimit dhe adhurimet e tjera që e pasojnë në mënyrën më të mirë.
Autor : Muhamed b. Salih El Uthejmin
Përkthim : Driton Lekaj
Botuesi : Zyra e Bashkëpunimit për Dave dhe Vetëdijësim të Komuniteteve - Rebve - www.islamhouse.com
Source : http://www.islamhouse.com/p/231844
- Nektari i vulosur i XhenetitNevoja e umetit për njohjen e sires (jetëpërshkrimit) të Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) si dhe përfitimi nga burimi i virtyteve të tij, është shumë e madhe dhe e domosdoshme. Sireja është dhe do të mbetet fondi historik, burimi kulturor dhe metodologjia shkencore e praktike nga e cila do të përfitojnë brezat njëri pas tjetrit. Çdokush që shpreson shpërblimin e Allahut dhe takimin me Të në botën tjetër e konsideron të Dërguarin e Tij (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) shëmbëlltyrë të tij. Allahu i lartësuar thotë: “Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e Allahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e Allahut në botën tjetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh Allahun.” [El Ahzab: 21] Për shkak të rëndësisë së njohjes së Sires e kemi shtuar edhe këtë libër i cili veçohet me metodologjinë e tij të lehtë dhe të thjeshtë. Libri ka fituar çmimin e parë në garën për librin më të mirë të shkruar rreth Sires. Garë të cilën në vitin 1396 h. e ka organizuar Liga e Botës Islame.
Autor : Safijurr-Rrahman El Mubarekfuri
Source : http://www.islamhouse.com/p/289730
- Porosi ProfetikeLibër të cilin e shkroi Shejhu i nderuar Abdul Kadër El Arnauti (Allahu e mëshiroftë) në të cilin përmblodhi pesë hadithe të cilat përmbajnë në vete porosi dhe këshilla gjithëpërfshirëse duke iu dhënë një koment të shkurtër por, tërheqës dhe të thuktë.
Autor : AbdulKadir El Arnaut
Përkthim : Rijad Misini
Source : http://www.islamhouse.com/p/289720
- Besimi i Ehli SunetitBesimi i Ehli Sunetit: Ky libërth përmban sqarimin e akides së Ehli Synetit dhe Xhematit në kaptinën e njësimit të Allahut, emrave të atributeve të Tij si dhe në kapitujt e besimi në Melekë, Libra, Pejgamberë, Botës Tjetër dhe Caktimit të Allahut për të mirë dhe të keqe.
Autor : Muhamed b. Salih El Uthejmin
Përkthim : Dr. Shefqet Krasniqi
Source : http://www.islamhouse.com/p/222
- Priftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjen“Përse ky libër? Nuk do të jenë të paktë ata që ndoshta do ta bëjnë një pyetje të tillë pasi të njihen me tematikën që ai trajton. Në një kohë kur Islami dhe ithtarët e tij janë vënë në bankën e të akuzuarve për një mori akuzash, ku më të spikaturat dallojnë ato të terrorizmit, obskurantizmit, mungesës së tolerancës, prapambetjes, egërsisë, brutalitetit…etj, del në skenë një libër i tillë për ta mbrojtur atë! Pikërisht ky libër u shkrua për t’u dhënë sadopak përgjigje këtij llumi të shpifur akuzash. Ky libër i shkurtër dhe përmbledhës jep një ide të përgjithshme të botëkuptimeve islame dhe më pas iu përgjigjet një seri pyetjesh në mënyrë të shkurtër dhe të përmbledhur.” Ky libër u shkrua si përgjigje ndaj një mori pyetjesh që iu drejtuan Sekretariatit të Këshillit kontinental për Xhamitë në Evropë nga një organizatë evangjeliste, e të cilat kanë të bëjnë me liritë individuale dhe me barazinë mes njerëzve.
Autor : Abdurr-Rrahman Hasen Habenneke El Mejdani
Përkthim : Justinian Topulli
Source : http://www.islamhouse.com/p/314460












