Kurani Fisnik » Shqip » Librat » Bazat e Teuhidit - Monoteizmi Islam

  • Bazat e Teuhidit - Monoteizmi Islam

    Tevhidi, njësimi i Zotit, është thelbi i besimit islam. Njerëzit janë të urdhëruar ta zbatojnë këtë koncept në tokë, në çdo hap të jetës, që nga ditët e Ademit. Në këtë libër fillimisht sqarohen kategoritë e tevhidit e më pas libri në mënyrë të qartë flet për kategorinë: Tevhidul – Ibade (Njësimin e Allahut në adhurim) dhe sqaron rëndësinë e tij pasi që të gjithë Pejgamberët (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi ta) kanë thirrur në të. Libri flet për bindjet dhe veprat e njerëzve të cilat bien në kundërshtim me të, e të cilat fatkeqësisht janë shumë të përhapura në mesin e muslimanëve edhe në ditët e sotme.

    Autor : Bilal Filips

    Source : http://www.islamhouse.com/p/314440

    Download :Bazat e Teuhidit - Monoteizmi Islam

Random Books

  • Kurani Fisnik dhe përkthimi i domethënieve të tij në gjuhën shqipeKy është përkthimi më i njohur i domethënieve të Kuranit Fisnik në shqip. Ky botim ka pas fatin të botohet nga Kompleksi i Mbretit Fehd për botimin e Kuranit si dhe është i vetmi përkthim që është i shoqëruar me komentim.

    Botuesi : Kompleksi i Mbretit Fehd për Botimin e Kuranit

    Source : http://www.islamhouse.com/p/232

    Download :Kurani Fisnik dhe përkthimi i domethënieve të tij në gjuhën shqipe

  • Priftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjen“Përse ky libër? Nuk do të jenë të paktë ata që ndoshta do ta bëjnë një pyetje të tillë pasi të njihen me tematikën që ai trajton. Në një kohë kur Islami dhe ithtarët e tij janë vënë në bankën e të akuzuarve për një mori akuzash, ku më të spikaturat dallojnë ato të terrorizmit, obskurantizmit, mungesës së tolerancës, prapambetjes, egërsisë, brutalitetit…etj, del në skenë një libër i tillë për ta mbrojtur atë! Pikërisht ky libër u shkrua për t’u dhënë sadopak përgjigje këtij llumi të shpifur akuzash. Ky libër i shkurtër dhe përmbledhës jep një ide të përgjithshme të botëkuptimeve islame dhe më pas iu përgjigjet një seri pyetjesh në mënyrë të shkurtër dhe të përmbledhur.” Ky libër u shkrua si përgjigje ndaj një mori pyetjesh që iu drejtuan Sekretariatit të Këshillit kontinental për Xhamitë në Evropë nga një organizatë evangjeliste, e të cilat kanë të bëjnë me liritë individuale dhe me barazinë mes njerëzve.

    Autor : Abdurr-Rrahman Hasen Habenneke El Mejdani

    Përkthim : Justinian Topulli

    Source : http://www.islamhouse.com/p/314460

    Download :Priftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjenPriftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjen

  • Një mesazh i vetëm!Ky libër flet për mesazhin e vetëm me të cilin janë ngarkuar tërë pejgamberët dhe të dërguarit që nga koha e Ademit e deri te pejgamberi ynë, Muhamedi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem). Si dhe dallohet për shkak të vërtetimit të njëshmërisë së Allahut – monoteizmit përmes librave të krishterëve dhe jehudëve (Dhjata e vjetër dhe e re), të cilat i posedojnë tash para vetes.

    Autor : Naxhi b. Ibrahim El Arfexh

    Përkthim : Bledar Haxhiu

    Source : http://www.islamhouse.com/p/314454

    Download :Një mesazh i vetëm!Një mesazh i vetëm!

  • Besimi - Bazat, Esenca, NegacioniAkideja – Besimi, është pjesa më e rëndësishme që duhet ta dijë myslimani rreth fesë së tij. Ky libër që po u ofrojmë është shkruar në lëmin e akides dhe është ndër librat bashkëkohorë më të njohur. Libri është i bazuar në kuptimin e akides sipas gjeneratave të para islame, i mbështetur në argumente dhe larg devijimeve të grupeve të ndryshme. Libri ka tre kapituj: I pari: Flet për gjashtë kushtet e besimit. I dyti: Flet për thelbin dhe esencën e besimit. I treti: Flet për fjalët dhe veprat që të nxjerrin prej besimit.

    Autor : Muhamed Nuajm Jasin

    Source : http://www.islamhouse.com/p/306589

    Download :Besimi - Bazat, Esenca, NegacioniBesimi - Bazat, Esenca, Negacioni

  • Kurani Tri pjesët e fundit nga Kurani, bashkë më një shpjegim të shkurtër të tyre-

    Autor : Një Grup Hoxhallarësh

    Botuesi : Uebfaqja i pjesës së Dhjetë të fundit nga Kurani - http://www.tafseer.info

    Source : http://www.islamhouse.com/p/384093

    Download :Kurani Tri pjesët e fundit nga Kurani, bashkë më një shpjegim të shkurtër të tyre

Choose language

Choose Suretu

Choose tafseer

Participate

Bookmark and Share